Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit. Gazetari Mikel Marsi raporton se ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.