Më shumë se 3 mijë persona rezultojnë të zhdukur dhe 750 kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike mes Nepalit dhe Tibetit. Mbi 100 punëtorë dyshohet se janë bllokuar në tunelet e hidrocentraleve, ndërsa shirat dhe rreziku nga rrëshqitjet po vështirësojnë operacionet e shpëtimit.