Top Channel/ Përmbytjet e fundit në Greqi rrezikojnë prodhimin dhe çmimin e djathit “Feta”
03/10/2023 20:12

Ka disa muaj që çmimi i një prej produkteve më të njohura të eksportit të Greqisë djathi “Feta” është rritur për shkak të inflacionit me të paktën 40% duke u bërë një ushqim luksi për njerëzit në nevojë, por përmbytjet katastrofike të muajit të kaluar i kanë dhënë një goditje tepër të fuqishme edhe prodhimit të tij. Fermerët e Thessalisë, të cilët prodhojnë rreth 40% të djathrave të buta në vend nga qumështi i dhisë dhe deles, janë tashmë të gjunjëzuar, pasi kalimi i dy stuhive në këtë rajon që është zona më e rëndësishme bujqësore dhe blegtorale e Greqisë ka sjellë rezultatin katastrofik të humbjes së mbi 80.000 kokë bagëtish të imta. Shumë biznese të vogla e kanë tepër të vështirë të mirëmbajnë kafshët që mbijetuan si për shkak të ujit të ndotur, ashtu edhe për shkak të ushqimit të pakët. “Fermerët e rajonit thonë se pas përmbytjes dhe dëmeve që përllogariten në miliona euro , nuk duan të kthehen në profesionin e tyre”, ka deklaruar për Financial Times, Christos Apostolopoulos, president i Shoqatës së Industrisë Greke të Qumështit. Greqia prodhon afërsisht 140 mijë tonë djathë “Feta” në vit, nga të cilat afërsisht 65% eksportohet dhe prodhuesit që së shpejti do të kenë më pak qumësht do të zgjedhin vetëm eksportin, me pasojë çmimi i djathit që do të shitet në vend të rritet edhe më shumë. Vetëm kompania Hellenic Galaktokomeia në Trikala, fabrika më e madhe e “Fetës” në Greqi,u mbyll për dy javë pasi uji dhe balta mbuluan makinerinë dhe shkaktuan rreth 25 milionë euro dëme. Sipas BBC dy stuhitë që goditën zonën shkaktuan mbi 5 mld euro dëme, ndërsa ndihma që BE ka vendosur për Greqinë nga fondet emergjente shkon deri në 2.25 mld euro. Rreth një e katërta e tokës së përdorur për bujqësi dhe prodhim industrial në Thesali u përmbyt dhe ka të ngjarë të mos jetë pjellore për vitet në vijim, ndërsa u shkatërruan qindra ndërtesa, shumë ura dhe pjesë të rrjetit hekurudhor dhe rrugor të vendit. Në të njëjtën kohë, analistët paralajmërojnë për efektet afatgjata të motit të keq në ekonomi. Pamjet: AFP

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB