Top Channel/ Përmbytjet, 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite, KLSH zbulon dështimin zinxhir
11/01/2026 19:43

Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi I përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucionet që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajotor. Fatura e dëmit ekonomik bëhet public nga një raport I detajuar I Kontrollit të Lartë të Shtetit , që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qëndror dhe të pushtetit local duke nisur nga ministria e buqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet. Gjetjet janë bërë publike nga kontrolli I lartë I shtetit mbas auditimit mbi përmbytjet e 2024 në qytetin e Vlorës ku dhe janë administruar qindra dokumenta mbi hartën, kanalizimin deri tek hidrovorët dhe kontratat e mirëmbajtjes së tyre. Në këtë kontroll përpos evidentimit të problematikës për mos pastrimin e kanaleve kulluese prej dekadash nga insitucionet përgjegjëse , ngrihen pikëpyetje se për mos menaxhim efekiv të riskut nga përmbytjet në nivel kombëtar I cili duhet të përshtatej me kushtet klimaterike, që në këto kushte sipas KLSH bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen civile. E ndërsa ekspozohet se 3285 objekte janë ndërtuar pa leje në insfrastrukturën ujitëse , kulluese dhe të mbrojtjes, ky është vetëm njëri ngërc mbasi të tjerat lidhen me mos bashkëpunimin e duhur midis insitucioneve për menaxhimin e situatave të përmbyetjes deri tek mungesa e mirëmbajtjes të sistemit kullues. Nga 1990 numërohen tetë përmbytje të rënda në Shqipëri, e 1995 , shtatorit 2002 kur u prekën 7500 familje kryesisht në Torovicë , Lezhë dhe Milot , shkurt - mars 2004 përmbytjet e Drinit dhe Bunës, dhjetor 2005 përmbytjet në Jug nga Vjosa, përmbytjte e nënshkodrës 2010-2011 gjatë të cilës u evakuuan 12 mijë shtetas, në shkurt 2015 përmbytja e Jugut ku u dëmtuan plotësisht 709 shtëpi, përmbytjet e nëntorit 2017 përgjatë rrjedhës së Vjosës ku u dëmtuan 4700 banesa dhe e 2021 e 2024 në zonat Lezhë ShkodRës dhe Vlorë, me mijra hektarë tokë të përmbytur banesa e biznese të shkatërruara dhe rrugë të bllokuara përkohësisht nga rrëshkitjet. Në të gjithë këto emergjenca, drejtësia ka shënuar vetëm dy hetime duke dyshuar se nuk ishte vetëm faji I motit. E para emergjenca e 2010 në Shkodër mbasi u hapën tre porta shkarkimi të Vaut të Dejës , të Komanit dhe të Fierzës dhe kjo solli përmbytjet massive të gjithë Shkodrës madje dhe në qytet. Por duke u bazuar në ekspertizën e 3 specialistëve të hidrocentraleve, hetimet dolën në përfundimin se cështja duhej pushuar mbasi hapja e digave ishte e justifikuar. I dyti ende nën process është I prokurorisë së Durrësit , nisur pak ditë më parë jo vetëm për shkatërrim prone me përmbytje, por gjithashtu edhe ndaj personave që dyshohet se shpërdoruan detyrën gjatë menaxhimit të situatës.Deri më tani edhe për këtë dosje nuk ka ende të dyshuar

Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28