Përmbyten përsëri tokat në Goriçan të Beratit. Dalja e lumit Seman ka alarmuar banorët të cilët thonë se kjo është hera e katërt që ata janë nën ujë. Që prej nëntorit të vitit të kaluar sipërfaqjet bujqësore, serrat diellore dhe stanet e bagëtive janë të përmbytura. Fermerët nuk po arrijnë dot të mbjellin për sezonin ndërsa prodhimi që ishte gati për treg u kalb.