Mbi 80 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Skënderaj pas vërshimeve që nga dita e enjte. Në këtë komunë situatë më e rënduar është në fshatrat Llaushë, Tushilë e Aqarevë ku janë shkaktuar dëme në shtëpi banimi, biznese e toka bujqësore. Në Skënderaj, ka edhe rrugë të bllokuara si pasojë e shembjes së dheut në gjashtë lokacione ku po punohet për t’i liruar ato.