Disa zona të Korçës janë përmbytur këtë të mërkurë si pasojë e motit të keq. Pas reshjeve të dendura të shiut, uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit. Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”.