Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi sot rajonet në jug të vendit, të përcilat po përballen me përmbytje masive, duke risjellë në kujtesë momentet e vështira të vitit 2021, më vërshimet katastrofike të ujrave që morën atëherë gati 200 jetë njerëzish. 40 orë tmerri i përshkruan mediat vendase përmbytjet e fundit në rajonet jugore, që bënë digat të shpërthenin, detyruan me mijëra njerëz të shpërngulen e lanë komunitete të tëra në mëshirën e ujit.