Stuhi shiu kanë goditur pjesë të Anglisë jugore, duke shkaktuar përmbytje në zona të mëdha të Londrës qendrore. Reshjet intensive përfshinë gjithë kryeqytetin , duke shkaktuar shumë probleme ne qarkullim. Shumë rrugë kryesore u mbuluan nga uji, dhe shumë biznese u mbyllën pasi uji nisi të hynte brenda dyqaneve. Një paralajmërim i verdhë i stuhive nga autoritetet është në fuqi për Kent, që do të thotë rrezik për përmbytje të mëtejshme, ndërprerje të udhëtimeve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.