Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur qytetin e Durrësit mëngjesin e kësaj të marte, duke krijuar një situatë problematike në shumë akse rrugore dhe zona banimi. Rrugë, kryqëzime dhe trotuare janë mbuluar nga uji, duke u bërë të pakalueshme për këmbësorët dhe mjetet pasi në disa zona niveli i ujit arrin deri në 50 centimetra.