Festivali i 14-të i Filmit nisi me shpërndarjen e disa çmimeve për karrierën, të ndara për aktorë, regjisorë dhe kinaistë të mirënjohur shqiptarë. Një prej tyre e mori dhe aktroja e njohur Roza Anagnosti, e cila u përlot gjatë fjalimit të saj, kur kujtoi bashkëshortin e saj, Dhimitër Anagnostin.