Një ngjarje e përgjakshme ndodhi dje në mbrëmje jashtë stadiumit të AEK-ut të Athinës OPAP ARENA, në lagjen Nea Filadhelfia të kryeqytetit, mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit. Nga përleshjet e dhunshme një 29 vjeçar grek është qëlluar disa herë me thikë nga një tifoz kroat dhe ka humbur jetën, ndërsa edhe 8 persona të tjerë, pesë grekë dhe tre kroatë janë plagosur dhe mjekohen në spital.