Një konflikt i nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:55 në Sarandë ka përfunduar me tre të rinj të plagosur me thikë Në konflikt janë përfshirë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj. Ngjarja ka ndodhur në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit.