Sot është përvjetori i 142 i lindjes së studiuesit Milan Shuflaj. Albanologu, që mbrojti deri në fund tezën për prejardhjen ilire, por që kjo i kushtoi jetën. Shpesh në Shqipëri dhe Kroaci është menduar që një shenjë falënderimi për albanologun është e rëndësishme, pavarësisht se në Tiranë një rrugë mban emrin e tij. Propozimet janë për një monument të munguar.