36 vite më pare me 10 gusht të 1988 në qytetin e Kukësit, nga regjimi komunist u var në litar Havzi Nela. Martiri i demokracisë dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të luftës së fjalës së lirë. Bashkëshortja e tij, Lavdie Nela, vendos lule me lot në sy në bustin e martirit të demokracisë, pranë gjimnazit të qytetit.