Baritoni Ramiz Kovaçi u përkujtua në 95-vjetorin e lindjes në një aktivitet të organizuar nga familjarët dhe Akademia e Shkencave. I diplomuar me Medalje të Artë në Konservatorin e Sofjes dhe i specializuar në Romë, emrin u Kovaçit zuri vend në skenën lirike shqiptare. Ai ishte mes themeluesve të Institutit të Lartë të Arteve. Maestro Zhani Ciko, kompozitor - Meritë e madhe e Ramiz Kovaçit dhe e brezit të tij ështëb se u bënë baza e parë, themeluesit e Teatrit të Operas pas çlirimit. Njerëz si Ramiz Kovaçi na japin etaloning më të mirë, mos të harrojmë që mjeshtëria e tyre është përsosur në një moment kur kishte hapa që e çonin para vendin, por edhe me hapa pas për shkak të sistemit.