Në ditën e lindjes, të afërm, miq e artdashës kujtuan Mirush Kabashin, aktorin që la gjumë në skenën e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Përmes një ekspozite fotografike, në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog u shfaqën qindra rolet e aktorit që cilësohet si Sokrati Shqiptar, falë rolit që karakterizoi jetën e tij artistike. Në skenë dha shpirtin para publikut, që e cilësonte familjen e tij të madhe, sikurse kujton mes emocionesh vajza e tij.