Vepra e pasur e Milan Kunderes, shkrimtarit të njohur çek ka pasuruar fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Në një vjetorin e ndarjes nga jeta, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës Çeke dhe asaj Franceze në Tiranë, në ambientet e bibliotekës u organizua një In Memoriam për romancierin, dramaturgun dhe eseistin, veprat e të cilit ndërthurin komedinë erotike me kritika politike.