Japonia përkujtoi sot 80-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës, me një ceremoni solemne që rikujtoi botës tmerrin e armëve bërthamore, në një kohë kur tensionet midis SHBA-së dhe Rusisë e mbajnë "Orën e Fundit" pranë mesnatës. Në orën 08:15 të mëngjesit me oren lokale, koha kur më 6 gusht 1945 avioni amerikan Enola Gay hodhi bombën "Little Boy", u mbajt një lutje e heshtur.