Sali Berisha në Krujë në ceremoninë përkujtimore të ditëlindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, ka përcjellë një mesazh drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, duke i përshëndetur krutanët dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që i kanë dhënë opozitës në momente të vështira. Në fjalën e tij, ai vlerësoi kontributin e banorëve të zonës dhe rolin e tyre në mbështetje të aleancës opozitare dhe kandidatëve të saj.