Top Channel/ Përkeqësohet situata me motin! Reshje intensive shiu dhe dëbore në vend
10/01/2026 19:44

Vendi ynë ka hyrë në ditën e pestë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Sakaq, në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”. Gjatë natës dhe në vazhdim ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intensitet të ulët. Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave. Pas 5 ditësh në “pushtetin” e ujit zona më problematike në qark vazhdon të jetë ajo e Kurbinit, ku konkretisht fshati Adriatik vijon të ketë probleme edhe pse një pjesë e urës së dëmtuar, e cila sillte prurje të mëdha uji në anën veriore të fshatit është riparuar përkohësisht. Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë. Në Vlorë, vijojnë prurjet e lumit Vjosë. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën. Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novoselë janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda. Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB