Top Channel/ Përgjimet, Merkel e Macron kundër SHBA: “Nuk do ta lemë me kaq”!
01/06/2021 11:18

Franca dhe Gjermania po kërkojnë sqarime nga SHBA dhe Danimarka mbi raportin se agjensitë daneze të inteligjencës e kanë ndihmuar Ëashingtonin të spiunojë disa zyrtarë të lartë europiane, përfshire dhe vetë kancelaren Angela Merkel. Nëse ky informacion është i vërtetë, u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, atëherë duhet të them se praktika të tilla janë të papranueshme mes aleatëve, e aq më pak të pranueshme mes aleatëve europianë dhe partnerëve. Unë jam i lidhur pas fijeve të besimit që bashkojnë evropianët dhe amerikanët, kështu që në këtë drejtim ne duhet të bëjmë gjithcka për sigurinë tonë të përbashkët dhe nuk ka vend për dyshime mes nesh. Kjo është arsyeja përse presim qartësi të plotë. U kemi kërkuar partnerëve tanë danezë dhe amerikanë që të na sigurojnë të gjitha informacionet për këto përgjime dhe për ngjarjet e kaluara. Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) përdori një partneritet me njësinë e zbulimit të huaj të Danimarkës për të përgjuar zyrtarë të lartë të vendeve fqinje, njoftim ky i bërë nga vetë televizioni shtetëror danez DR. Dalja ne drite e nje fakti te tille është rezultat i një hetimi të brendshëm të vitit 2015 nëShërbimin e Zbulimit të Mbrojtjes Daneze për rolin e NSA-së në partneritet, tha televizioni DR, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara që kishin qasje në hetimin i cili mbuloi periudhën 2012 – 2014. Sipas hetimit, NSA përdori kanalet e informacionit danez për të përgjuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë ish-Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe ish-udhëheqësin e opozitës gjermane Peer Steinbruck. Ministrja daneze e Mbrojtjes Trine Bramsen nuk pranoi të komentonte mbi ato që i quajti "spekulime" në lidhje me çështjet e zbulimit në media. Në Uashington, as NSA dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (DNI) nuk pranuan të komentojnë. Në Danimarkë, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, janë të instaluara disa stacione kryesore për kabllot nënujore të internetit nga Suedia, Norvegjia, Gjermania, Hollanda dhe Britania. Burimet i thanë DR-së se NSA kishte përgjoi telefonata, tekste dhe mesazhe nga telefonat e zyrtarëve në vendet fqinje.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB