Top Channel/ Përgjimet e Sky Ecc, të ligjshme! Gjykata Europiane vendosi që të përdoren si prova
17/10/2024 19:46

Kur gjykata kushtetuese në Shqipëri nuk ka caktuar ende një datë për të shqyrtuar cështjen SkyEcc prej nga ku SPAK finalizoi dosjen Metamorfoza, Strasburgu është shprehur për një kazus të ngjashëm mbasi u vu në lëvizje nga dy shtetas britanikë të arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar. Strasburgu nuk e ka pranuar kërkesën e dy aplikantëve nën hetim si përdorues të aplikacionit EnchroChat, të cilët pretenduan se të dhënat ishin marrë në mënyrë të paligjshme nga autoritetet franceze dhe që më pas u përdorën në ndjekjen penale kundër tyre në Britani. Strasburgu deklaron se apikantët nuk kanë shteruar mundësitë për tju drejtuar të gjitha shkallëve të gjykimit të brendshëm për të sfiduar marrjen dhe transferimin e të dhënave të tyre në Angli. Që sipas sygjerimit të Strasburgut duhet të ishte gjykata franceze përderisa Franca ka juridiksion mbi cështjen pasi operacioni I mbledhjes të të dhënave ishte kryer në territorin francez dhe të dhënat u ruajtën dhe u shpërndanë nga atje pavarësisht se disa prej tyre ishin individë jashtë Francës. Thënë ndryshe përsa kohë në hetimin kundër kërkuesve, Britania ka tërhequr përmes letërporosive të dhënat nga EnchroChat nga autoritetet franceze. Por cfarë do të thotë për dosjet që po hetohen në Shqipëri ky konstatim I Strasburgut që referon gjykatën e brendshme franceze? Ajo që dihet është se në francë bisedat në Sky Ecc dhe ne Enchro janë konsideruar të ligjshme nga gjykata e lartë franceze dhe Kasacioni atje në 5 shtator 2023 ka hedhur poshtë pretendimet se prokurorët francezë dështuan në detyrën e tyre për të siguruar një certifikatë për të verifikuar saktësinë e të dhënave Enchrochat të përdorura si prova në ndjekjen penale. Dhe në Shqipëri kjo do të thotë se teksa gjykata kushtetuese po mbledh qëndimet e palëve mes tyre avokatë të të arrestuarve të Metamorfozës dhe nga ana tjetër të SPAK, një tjetër lëvizje është ajo e grumbullimit të qëndrimeve të gjykatave të huaja, më kryesorja të Strasburgut dhe të gjykatave të tjera , ku do të përfshihet edhe vendimi I datës 17 tetor.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB