Top Channel/ Përgjaket festivali në Zvicër. Vritet një italiane, rëndë 5 të tjerë
30/08/2026 22:52

Një festival i përvitshëm i muzikës tekno u shndërrua në një skenë tmerri në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Aarau, pranë Cyrihut. Një person i armatosur ka hapur zjarr drejt një turme të madhe pjesëmarrësish, duke vrarë në vend një vajzë 22-vjeçare me shtetësi italiane dhe duke plagosur pesë të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ka tronditur Zvicrën, një vend ku sulme të tilla masive janë jashtëzakonisht të rralla.Sipas dëshmitarëve okularë dhe autoriteteve lokale, në festival në momentin e të shtënave merrnin pjesë rreth 3,500 persona. Fillimisht, pjesëmarrësit ngatërruan krismat me zhurmën e fishekzjarreve, por britmat e para "të gjithë përtokë" shkaktuan panik masiv. Qindra të pranishëm nxituan të iknin për t'u fshehur, ndërsa një pjesë e madhe e tyre u strehuan brenda një palestre sportive aty pranë. Në vendngjarje humbi jetën shtetasja italiane Maria Spinelli, ndërsa pesë të plagosurit e tjerë, të moshave nga 24 deri në 27 vjeç, u dërguan me urgjencë në spital. Zëdhënësi i policisë së kantonit Aargau, Bernhard Graser, pranoi se hetuesit nuk kanë ende një të dyshuar për sulmin. Policia ka gjetur në zonë gëzhoja të dy kalibrave të ndryshëm, çka ngre dyshimet se mund të ketë pasur dy qitës të armatosur me një pistoletë dhe një armë automatike."Për momentin nuk kemi informacion të besueshëm nëse është një person i vetëm apo disa, dhe nëse janë larguar në këmbë apo me makinë," tha Graser. Ngjarja po hetohet në tre pista, si një akt terrorist, një larje llogarish kriminale e shënjestruar, apo një sulm tjetër masiv. Një helikopter ushtarak "Super Puma" dhe forca të shumta policore të pajisura me mjete të blinduara kanë rrethuar zonën dhe po patrullojnë stacionet hekurudhore dhe autostradat. Për shkak të afërsisë prej vetëm 30 kilometrash me kufirin, në kërkim është përfshirë edhe policia gjermane e Freiburgut. Tragjedia ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Meloni shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së Maria Spinellit dhe bëri me dije se mes të plagosurve janë edhe dy shtetas të tjerë italianë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Roma zyrtare ka dërguar një ekip diplomatik në vendngjarje dhe deklaroi se ka besim të plotë te autoritetet zvicerane për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Top Channel / Gjyqi për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Kemi fituar në Gjykatën e Apelit
07/10 23:42
Top Channel/”Yy ça janë këta”! Dëshmitë për presionet e Ballukut,flet babai i zyrtares së Ministrisë
07/10 23:38
Top Channel/ Trump kërcënon sherifin e Berishës, paralajmëron shkarkimin e Chris LaCivita
07/10 23:32
Top News- ‘Flamingot’ mblidhen tek Kuvendi, protestë kundër territoriales, por jo me Berishën
07/10 22:45
Top News- Territorialja ndan socialistët, Mazniku përplaset me kryebashkiaken e Dimalit
07/10 22:44
Top News- Balluku vazhdon kërcënimet/ Babai i dëshmitares- Presione pas dëshmisë në SPAK
07/10 22:43
Top News- E rëndë! Babai përplas me zetor vajzën 3-vjeçare në oborrin e banesës, humb jetën
07/10 22:21
Top News-Sallat e gjyqit pa siguri edhe pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, magjistratët kërkojnë masa
07/10 22:12
Top News-Makina përplas 18-vjeçarin, “fluturon” nga goditja, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
07/10 21:34
Top News- Peqini nuk gjen qetësi, tjetër zjarr i madh, flakët gjigande përpijnë pyllin
07/10 21:15
Top Channel/ “Nesër finalja në parlament”, protestuesit në shesh: Rama po shkatërron Shqipërinë
07/10 21:14
Top News – Kronologjia e vrasjes së Renis Dobrës/ Si u eliminua nga vëllezërit Bushgjokaj, plani
07/10 20:40
Top Channel/Aksident në Bulgarec të Korçës, mjeti përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë 18-vjeçari
07/10 20:18
Top Channel/Zjarr i madh në fshatin Haspiraj të Peqinit, aktiv prej tre orësh, vijon të digjet pylli
07/10 20:16
Top News – ‘Pastrohet’ burgu i Peqinit. Hiqen karriget dhe tenxheret nga qelitë
07/10 20:10
Top Channel/ SPAK zbardh vrasjen me litar të Renis Dobrës, si u rrëmbye nga vëllezërit tropojanë
07/10 19:55
Top Channel/ Nëna me foshnjën në burg, Avokati i Popullit nis hetim për rastin
07/10 19:53
Top Channel/ Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
07/10 19:42
Top Channel/ E zbulon Rama: 400 kërkesa për kredi, u dhanë 32 hua me vlerë 5 milionë euro
07/10 19:39
Top News – Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit. Biznesmeni e akuzoi se i ka vjedhur miliona euro
07/10 19:38