Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një tur për të parë nga afër ecurinë e përgatitjeve në çdo shkollë të kryeqytetit. Nga gjimnazi “Ismail Qemali”, Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që dita e hënë të kalojë sa më mbarë.