Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat padyshim nisen me fëmijët e shkollave dhe kopshteve. Festimet jo pa qëllim nisën me panair tradicional të fëmijëve me qëllimin e madh të përçimit të traditës.