Përfundojnë punimet në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në spitalin qendror në Qsut. Burime për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj thonë se kanë nisur testimet e nevojshme që me gjasë në javën e parë të muajit qershor urgjenca dhe i gjithë spitali qendror të ofrojnë shërbim shëndetësor me kapacitet të plotë. Më 11 shkurt të këtij viti një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri.