Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen nr. 10 në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ku sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas ka përfshirë të gjithë banesën.