Një pallat në ndërtim është përfshirë nga flakët këtë të hënë në kryeqytet. Godina ndodhet pranë Bulevardit të Ri. Zjarri ka nisur në katin e parë ku ndodheshin materiale poliesteroli. Si pasojë, janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën. Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që ka nisur hetimi.