Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës. Makinë ndodhej në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, disa kalimtarë e më pas edhe zjarrfikësit kanë mbërritur për të shuar flakët. Ndërkohë uniformat blu kanë arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e nisjes së flakëve.