Një barakë që shërbente si magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në fshatin Lepurakë, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, Bashkia Bulqizë. Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe dy banesa pranë magazinës. Fillimisht, familjarët dhe banorët e zonës kanë tentuar ta neutralizojnë zjarrin me mjete rrethanore, por për shkak të intensitetit të flakëve kanë kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës dhe Policisë.