Magazina e një banese në fshatin Kusarth të Elbasanit është përfshirë sot nga flakët. Nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale. Flakët u neutralizuan pas ndërhyrjes së punonjësve të zjarrfikësve. Më herët një tjetër zjarr përfshiu çatinë e një banesë në qendër të Elbasanit por u izolua në kohë nga zjarrfikësit.