Një automjet tip Reno është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, në lagjen ‘Osman Haxhiu’, të qytetit të Vlorës. Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.