Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, tymi i zi ka dalë nga apartamenti dhe kanë përfshirë gjithë pallatin. Zjarrfikëset ndërkohë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.