Katër shtetas gjermanë janë evakuuar në kohë nga një mjet lundrues që u përfshi nga flakët, në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil. Ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare bëri të mundur nxjerrjen e tyre të sigurt në breg, ndërsa fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime.