Një mjet është përfshirë nga flakët këtë paradite në aksin rrugor Tiranë – Elbasan. Ende nuk dihet shkaqet e incidentit në mjetin tip “Benz”, që shkaktoi vetëm dëme materiale. Mjetet që marrin flakë janë bërë një fenomen i zakonshëm në këtë pjesë të rrugës. Sipas specialistëve, “sforcimi i mjetit në malore konstante çon në këto problematika”.