Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një gomisteri në aksin rrugor Lezhë-Laç. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për shkak të përmasave, zjarri rrezikoi edhe disa banesa dhe një biznes që ndodheshin pranë gomisterisë.