Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Zjarri ka shkrumbuar plotësisht të gjitha orenditë shtëpiake në banesën e familjes së Qemal Gurit, ndërsa për fat të mirë, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së flakëve.