Një banesë është përfshirë nga flakët në ishull Shëngjin. Familjarët kanë dalë jashtë në momentin që flakët janë përhapur dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Banesa i përket Rexhep Currit ndërsa ka vetëm dëme material, por mbetet e paqartë se cfarë e ka shkaktuar zjarrin. Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses.