Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti që u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, viktima ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëdjegur brenda mjetit.