Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fier, njëra pranë fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore dhe kallamishtesh, duke krijuar re të dendura tymi që janë përhapur deri mbi zonat e banuara, duke mbuluar edhe vetë qytetin.