Top Channel/ Përdorimi i raketave perëndimore “benzinë” për zjarrin e luftës Rusi-Ukrainë? Moska…
14/09/2024 18:09

Zyrtarët rusë kërcënuan Perëndimin me një përshkallëzim të pakontrolluar të luftës, si dhe Ukrainën se do të shkatërrojnë Kievin. Komentet vijnë ndërsa udhëheqësit perëndimorë diskutuan nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorte armët për sulme më në thellësi të territorit rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten vonë në mbrëmje se plani i tij për të arritur fitoren varej nga vendimi i Uashingtonit, çka dukshëm i refererohej kërkesës së bërë prej kohësh nga Kievi për të marrë autorizim nga vendet e NATO-s, për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi. Andriy Yermak, kreu i zyrës së Zelenskiy, shkruante në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’ se: “Duhen vendime të forta. Terrori mund të ndalet duke shkatërruar objektet ushtarake në origjinë“. Kievi ka thënë se sulme të tilla janë jetike për përpjekjet e vendit për të kufizuar aftësinë e Moskës për të sulmuar Ukrainën, por deri më tani aleatët kanë hezituar ta lejojnë një gjë të tillë, nga droja për një përshkallëzim të konfliktit e mes dyshimeve në efikasitetin e këtyre sulmeve. Ndërsa mbi këtë çështje nuk është marrë ende asnjë vendim zyrtar, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryakov pretendoi se vendimi ishte marrë tashmë dhe se i ishte komunikuar Kievit. Ai shtoi se Moska do të duhej të përgjigjej me veprimet e saj. “Vendimi është marrë, u është dhënë liri e plotë për të vepruar, kështu që ne jemi gati për gjithçka. Ne do të reagojmë në një mënyrë që nuk do të jetë aspak e këndshme“, ka thënë Ryakov sipas agjencisë ruse të lajmeve ‘RIA’. Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Perëndimi po vinte në provë durimin e Rusisë, duke shtuar se ai, nuk ishte i pakufishëm. Medvedev u shpreh se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, që Zelenskiy e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm që po ngadalëson përparimin e Rusisë, i ka krijuar tashmë Moskës baza ligjore, për të përdorur arsenalin e saj bërthamor. Ish-Presidenti rus tha se Moska ose mund të përdorë në fund armët bërthamore, ose disa nga armët e saj të reja, jo-bërthamore, por vdekjeprurëse, për një sulm në shkallë të gjerë. Duke iu drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, zyrtari ukrainas Yermak tha se: “Kërcënimet me zë të lartë të regjimit të Putinit dëshmojnë vetëm se ai ka frikë se terrori i tij mund të marrë fund“.

Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51