Top Channel/ Përditësoni urgjent sistemin/ Pajisjet e Apple rrezikohen nga sulmet kibernetike
15/09/2022 20:02

Të gjithë përdoruesit e pajisjeve të kompanisë Apple u rekomandohet që të instalojnë përditësimet e fundit në sistemet e tyre operative, pasi një pikë e dobët thelbësore është zbuluar në ato të vjetra. Sipas autoriteteve të sigurisë kibernetike është zbuluar se versionet e mëparshme të sistemeve operative në pajisjet e Apple i japin mundësi hakerave, që të depërtojnë në mekanizmat e mbrojtjes dhe të marrin të gjitha të dhënat në telefonin tuaj dhe të kenë akses në aplikacionet që përdorni. Për herë të parë mbi këtë problem Apple raportoi në 19 gusht dhe u bëri thirrje përdoruesve të përditësonin sistemin e tyre, por së fundmi ka dalë edhe një tjetër përditësim. Për paisjet Iphone dhe Ipad duhet që sistemi të jetë në versionin ios 15.7, ndërsa është mundësia edhe për të instaluar sistemin e ri të shpallur së fundim, Ios 16. Edhe për laptopët Macbook gjithashtu duhet të instalohen sistemet macOS Monterey 12.6 dhe macOS Huge Sur 11.7. Për të bërë këtë duhet të shtypni mbi butonin e menusë së Opsioneve dhe të selektoni butonin General dhe më pas të shkoni te opsioni i Përditësimit të Softuerit. Kjo duhet bërë edhe nëse në pajisjet tuaja mund të keni lënë opsionin e përditësimeve automatike. Apple i ka lancuar përditësimet e reja që nga e Hëna dhe mund të aplikohen nga të gjithë përdoruesit. Kompania ende nuk ka folur me detaje mbi çështjen dhe as nuk ka komentuar se sa e madhe ishte shkalla e ndërhyrjes nga hakerat. Pamjet: AFP

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46