Vendosja e Donald Trump përballë Europës nuk ka të bëjë vetëm me Groenlandën dhe NATO-n. Ekziston edhe një garë tjetër që zhvillohet shumë më qetësisht: ajo në Ballkan, thotë DW. Media e njohur gjermane kujton sesi rajoni u rrënua nga luftërat e ish-Jugosllavisë së viteve 1990 dhe në të kaluarën SHBA-ja dhe Europa bashkëpunin për rindërtimin e tij, ndërsa sot ata konkurrojnë për pushtet, para dhe ndikim.