Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj u paraqit këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Valikaj, i cili është bashkëshorti i socialistes Ermonela Felaj, ka qëndruar për më pak se një orë në ambientet e SPAK dhe më pas është larguar, pa dhënë asnjë koment për gazetarët. Nuk dihen ende arsyet për të cilat prokurori është thirrur në SPAK. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.