Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët kanë nisur një marshim këtë të enjte. Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, pranë së cilës Martin Cani u qëllua me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.