Në Lushnje po zhvillohet festivali folklorik tipologjik i valles burimore popullore. Ky është edicioni i 11-të dhe u çel me interpretimet e grupit të Devolit, Elbasanit, Lezhës, Tiranës, Kukësit dhe Kavajës. Ne natën e dytë do te marrin pjesë Grupi i Kolonjës, grupi i qarkut Fier, shoqata Shen Kozmai Finiq, Qarku Berat, Dibër, etj.