Top Channel/ Për herë të parë, Japonia lëshon alarmin për një tërmet të fuqishëm! Pritet të godasë…
08/08/2024 22:33

Japonia ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim për një rrezik në rritje për shkak të një tërmeti që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt. Alarmi u lëshua të enjten mbrëma me orën lokale, duke u kërkuar njerëzve që të jenë vigjilentë, por jo të evakuohen. Autoritetet theksuan se paralajmërimi nuk do të thotë se një tërmet i madh do të ndodhte së shpejti, por se probabiliteti ishte më i lartë se zakonisht. Kufiri i pllakës shtrihet midis Gjirit Suruga në Japoninë qendrore dhe detit Hyuganada në Kyushu në jug. Ai erdhi disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7.1 ndodhi në ishullin jugor të Kyushu, i cili raportohet se nuk shkaktoi dëme të mëdha. Por ekspertët u vunë në gatishmëri të shtuar për shkak të vendit ku ndodhej epiqendra, një zonë me aktivitet sizmik që shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit të Japonisë. Ekspertët thonë se ka një mundësi prej 70% deri në 80% që një tërmet me magnitudë 8 ose 9 ballë të godasë diku përgjatë luginës në 30 vitet e ardhshme, sipas mediave vendase. Vlerësimet e rastit më të keq sugjerojnë se më shumë se 200,000 njerëz mund të vriten nga tërmeti dhe cunami i mundshëm pasues. Zyrtarët u kanë thënë gjithashtu njerëzve të jenë të kujdesshëm, por të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, ndërsa kontrollojnë rrugët e evakuimit aty ku është e nevojshme.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21