Një tjetër vatër zjarri u aktivizua në anë të rrugës Shëngjin-Velipojë favorizuar nga era e fortë. Ndërhyrja në kohë e punonjësve të shërbimeve në bashkinë e Lezhës bën të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit duke shpëtuar banesën që ndodhej shumë pranë flakëve të zjarrit. “Për 10 minuta u përhap zjarri. U mundua ta fiknin, por nuk e fiknim dot. Erdhën na ndihmuan. Deshi Zoti shpëtuam, ishallah nuk ka rrezik. Çfarë të bëjmë. Në krahasim me dje situata është qetësuar”, u shprehën dy banorë.