Edhe në Bishqem të Peqinit ullinjtë kanë mbetur në pemë. Prodhimi i mbarë i këtij viti duket se nuk do të sjellë asnjë të ardhur për fermerët pasi nuk ka punëtorë për t’i vjelë. Sherif Mecja është 66 vjeç ka 20 vite që merret me rritjen e ullirit, sot po mendon largimin nga vendi.